PEJA INTERNATIONAL GUITAR FESTIVAL 2019
Garat e pesëta ndërkombëtare për kitarë klasike „Ehat Musa“
27.–30.06.2019
27–30.06.2019
Rregullorja e garave
- Peja International Guitar Festival organizon Garat e pesëta ndërkombëtare për kitarë klasike „Ehat Musa“, të cilat do të mbahen nga data 27-30 Qershor 2019.
- Në garat ndërkombëtare të të rinjve mund të marrin pjesë kitaristë pa dallim kombësie apo gjinie.
- Garat ndahen në 8 kategori dhe mini kategori – kitaristë më të rinjë.
- MINI KATEGORIA – 9 vjeç dhe më të rinjë (viti i lindjes 2010 dhe më të rinjë)
Program: i lirë deri në 5 minuta. - KATEGORIA I – 11 vjeç dhe me te rinjë (viti i lindjes 2008 dhe me te rinjë)
Program: i lirë 5 – 7 minuta. - KATEGORIA II – 14 vjeç dhe me te rinjë (viti i lindjes 2005 dhe me te rinjë)
Program: i lirë 8 – 10 minuta. - KATEGORIA III – 17 vjeç dhe më të rinjë (viti i lindjes 2002 dhe më të rinjë)
Program: i lirë 12 – 15 minuta. - KATEGORIA IV – 20 vjeç dhe më të rinjë (viti i lindjes 1999 dhe më të rinjë)
Program: i lirë 17 – 20 minuta. - KATEGORIA V – pa kufizim moshe
Etapa (Raunda) I – program i lirë 12 – 15 minuta
Etapa (Raunda) II – program i lirë 17 – 20 minuta (finale) - KATEGORIA VI – 15 vjeç dhe më të rinjë (viti i lindjes 2004 dhe më të rinjë)
Program: i lirë 8 -10 minuta. - KATEGORIA VII – 19 vjeç dhe më të rinjë (viti i lindjes 2000 dhe më të rinjë)
Program: i lirë 12 -15 minuta. - KATEGORIA VIII – pa kufizim moshe
Program: i lirë 17 -20 minuta. - Programi luhet përmendësh dhe nuk janë të domosdoshme repeticionet.
- Anëtarët e jurisë ndëgjojnë programin në tërësi. Nëse garuesi e tejkalon kohën e përcaktuar, juria ka të drejtë ndërprerjen e egzekutimit te garuesit.
- Mini kategoria nuk ka karakter garues dhe nuk ekziston lista rendore e shpërblimeve; të gjithë garuesit fitojnë diplomë pjesëmarrjeje, dhe një nga ata, të cilin e zgjedhë juria, do të merr pjesë në koncertin përfundimtar.
- Radhitja e paraqitjes së garuesve në të gjitha kategoritë do të jetë në bazë të rendit alfabetik (shkronja e parë e mbiemrit) dhe do të fillon me shkronjën e cila do të përcaktohet nga tërheqja.
- Anëtarët e jurisë nuk kanë të drejtë vote për pjesëmarrësit e garave të cilët janë studentët apo nxënësit e tyre ose afërsi familjare.
- Fituesi i kategorisë nuk ka të drejtë gare ne kategorinë e njejtë.
- Vendimet e jurisë janë të padiskutueshme.
- Festivali ruan të drejtën e regjistrimit audio/televiziv të garave si edhe transmetimin e këtyre materialeve pa qenë i detyruar të marrë lejen e interpretuesve.
- Në gara anetarët e jurisë ndajnë shpërblimet sipas poenave (pikave):
Shpërblimi i I-rë: 95,00 – 100 poena
Shpërblimi i II-të: 90,00 – 94,99 poena
Shpërblimi i III-të: 85,00 – 89,99 poena
Diploma: 00,00 – 84,99 poena - Rezultatet publikohen pasi përfundon çdo kategori. Garuesit fitojnë diplomat për shpërblimin e
I, II dhe III, kurse të tjerët fitojnë diplomat për pjesëmarrje. - Fituesëve të kategorive u ndahen shpërblimet në koncertin përfundimtar.
- Garuesit e shpërblyer janë të obliguar të marin pjesë në ndarjen e shpërblimeve në koncertin përfundimtar dhe të luajnë pjesën sipas zgjedhjes së jurisë – në të kundërtën e humbin të drejtën e shpërblimit.
- Në rastin qe disa garues i ndajnë poenat e njejta, atëherë listën rendore e percaktojnë anëtaret e jurisë.
- Pagesa për pjesëmarrje në gara është si vijon:
- Mini kategoria – 30 euro
- Kategoria I, II, III dhe IV – 40 euro
- Kategoria V – 60 euro
- Kategoria VI – 30 euro për person
- Kategoria VII – 40 euro për person
- Kategoria VIII – 50 euro për person
- Aplikimin mund ta bëni në web faqën www.pejaguitarfestival.com, tek kolona: Garat e kitaristëve Ehat Musa.
- Aplikimi do të jetë i vlefshëm vetëm pas përfundimit të pagesës për pjesëmarrje
- Pagesën mund ta beni edhe në info-pultin e garave dy orë para se fillon kategoria e garuesit.
- Mënyra e pagesës së kotizimit:
Emri dhe mbiemri i pjesëmarrësit
Në përshkrim të shkruhet „Ehat Musa“
KOSOVA GUITAR SOCIETY
Raiffeisen BANK
Prishtina, Kosovo
Account: XK05 1501001014015331
SWIFT code:RBKOXKPR - Kopjen e fletëpagesës duhet ta dërgoni të skenuar në e-mailin info@pejaguitarfestival.com më së largu deri më datën 10 Qershor 2018.
- Ju lusim që të cekni emrin e pjesëmarrësit në pagesë edhe nëse pagesa do të kryhet nga prindi apo person tjetër i autorizuarop jen
Ansamblet e Dhomës
Dy ose më shume instrumenta (deri në 9) duke përfshirë minimum një kitarë
Garuesit e kategorive II – IV dhe VI – VIII në programin e vetë duhet të kenë së pakti një vepër nga periudhat e ndryshme stilistike. Ne kategorinë e V-të kjo rregullore vlen vetëm për etapen e parë.
Në kategorinë e V-të asnjë vepër e luajtur në etapen e parë nuk lejohet të përsëritet në etapen e dytë (finale).
Koha e aplikimit 1 Maj – 15 Qershor 2019
22. Shpërblimet
Kategoria e I-rë
Shpërblimi i parë – 100 €, një kupë, diplomë dhe medalje; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Kategoria i II-të
Shpërblimi i parë – 150 €, një kupë, diplomë dhe medalje; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Kategoria e III-të
Shpërblimi i parë – 200 €, një kupë, diplomë dhe medalje; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Kategoria e IV-të
Shpërblimi i parë – 300 €, një kupë, diplomë dhe medalje; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Kategoria e V-të
Çmimi Ehat Musa (çmimi i parë) – 1000 €, një kupë, diplomë dhe medalje; kitarë në vlerë 6000 euro nga lutajo Giannis Paleodimopoulos (Gregi); D’Addario Large Gift Bag + Koncert në Peja International Guitar Festival 2019
Shpërblimi i dytë – 300 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Shpërblimi i tretë – 200 €, diplomë dhe medalje; D’Addario Small Gift Bag
Kategoria e VI-të
Shpërblimi i parë – 200 €, një kupë, diplomë dhe medalje për të gjithë garuesit; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje për të gjithë garuesit
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje për të gjithe garuesit
Kategoria e VII-të
Shpërblimi i parë – 300 €, një kupë, diplomë dhe medalje për të gjithë garuesit; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë medalje për gjithë garuesit
Shpërblimi i tretë – diplomë medalje për gjithë garuesit
Kategoria e VIII-të
Shpërblimi i parë – 500 €, një kupë, diplomë dhe medalje për të gjithë garuesit; D’Addario Large Gift Bag
Shpërblimi i dytë – diplomë dhe medalje për gjithë garuesit
Shpërblimi i tretë – diplomë dhe medalje për gjithë garuesit
Stipendione
– Zagreb Guitar Fest
– Poreçki tirando
– International Guitar Summer School – Poreč