Të ndëruar dashamir të artit muzikor

Prej 25-28 Qershor 2015 në Pejë për herë të parë organizohet Peja International Guitar  Festival 2015. Në kuadër  të  saj  mbahen  Garat e para  ndërkombëtare për kitarë klasike „Ehat Musa“.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Komuna e Pejës dhe Kosova Guitar Society – nën  mbështetjen e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  të Republikës së Kosovës. Në festival, përveç  tjerëve, luan kitaristi i njohur botëror i brezit të ri, Lukasz Kuropaczewski nga Polonia, kitaristi  italian Marco Feri, me repertor të muzikës braziliane, kurse në hapjen e festivalit do të marrin pjesë  ansambli i  famshëm  kroat Solistët  e Zagrebit dhe kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku. Nga të  gjithë njohësit e trashëgimisë kulturore dhe artistike, dihet se në qytetin e  Pejës është  kultivuar arti  muzikor e sidomos luajtja në kitarë (popullore, zbavitëse  dhe klasike), e cila  ishte pjesë  integrimi në çdo familje, shoqërie dhe individi,  në mënyrë të veçantë si nevojë e emocioneve më të thella për të ndjekur  të „bukurën“ e artit muzikor dhe njëkohësisht duke ngritur pasurinë e jetesës.

Është interesante se në qytetin me  traditë muzikore, në kohën kur nuk ekzistonte shkolla e muzikës, ky kërkim në fushën e artit të kitarës klasike, lansoi disa artist në krye të skenës kitaristike rajonale dhe ate botërore. Shembulli i kësaj është karriera dhe suksesi ndërkombëtarë  i kitaristit të mirënjohur shqiptarë  Ehat Musa, që jeton dhe vepron në Paris. Nga lëmia e pedagogjisë  kitaristike pedagogu  Xhevdet Sahatçiu nga Peja,   ka dhënë  kontribut të madh në edukimin e kitaristëve te rinjë  Kosovar duke hapur degën e kitarës pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë  e cila  është e njohur në këtë rajon të Europës.

Jetojmë në një kohë kur festivalet  muzikore janë  pjesë përmbajtëse  kulturore e qyteteve që kujdesen për nivelin kulturor dhe artistik.  Me kënaqësi të madhe mund të themi  që  i plotesojmë të gjitha kriteret dhe se  është koha e fundit që në Pejë të  organizojmë  një Festival  të kitarës  me reputacion ndërkombëtar, si një destinacion i kitaristëve rajonal e njëkohësisht qytetarëve të Pejës dhe  Shtetit Kosovar  t’i ofrojmë  një përmbajtje të jashtëzakonshme dhe  paharrueshme muzikore.

Pjesëmarrësit:
Ehat Musa (Kososvë, Francë)
Lukasz Kuropaczewski (Poloni)
Petrit Ceku (Kosovë, Kroaci)
Marko Feri (Itali)
Stefan Schmidt (Gjermani)
Xhevdet Sahatçiu (Kosovë, Kroaci)
Admir Doçi (Shqipëri)
Darko Bageski (Maqedoni)
Genc Qivlaku (Kroaci)
Elvis & Gjulian Guitar Duo (Kosovë)